Situata pas tërmetit/ Rama thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme qeverie për situatën pas tërmetit. Mbledhja do të zhvillohet në mesnatë, sapo kryeministri të mbërrijë në Tiranë.

Më herët, kryeministri Rama anuloi udhëtimin për në OKB në Nju-Jork, duke u kthyer në Shqipëri nga Strasburgu.

Mbledhjen e njoftoi edhe zv.kryeministri Erion Braçe sipas të cilit, emergjencat janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Qeveria do të mblidhet për pak minuta dhe do të gjithë do të jemi në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve”, – përfundoi Braçe. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.