Epiqendra e tërmetit 30 km në veri të Durrësit, më i forti i 20-30 viteve të fundit

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur sot vendin.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.