Manastirliu në Durrës: 21 të lënduar nga tërmeti, gjendja e pacientëve e stabilizuar

TIRANË, 21 shtator /ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi të shtunën në mbrëmje të lënduarit nga tërmeti në spitalin rajonal të Durrësit, ku kanë marrë shërbim 21 qytetarë, kryesisht me fraktura në gjymtyrë.

“Ekipi i plotë mjekësor aktualisht është në gjendje gatishmërie në spitalin e Durrësit, ku gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e stabilizuar. Aktualisht në spitalin e Durrësit po marrin shërbim 5 qytetarë. Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë”, bën të ditur ministrja Manastirliu. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.