Berat/ Shtabi i Emergjencave, në gatishmëri për situatën pas tërmetit

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka ndjekur nga afër, mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut në prefekturën e Beratit. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për verifikim e situatës për dëme të mundshme pas tërmetit që tronditi sot një pjesë të Shqipërisë.

Ministri u shpreh se “garantuam se të gjitha institucionet të jenë në gatishmëri për çdo eventualitet, sikundër të gatshëm të ndihmojmë çdo qark tjetër nëse do të nevojitet. Në çdo bashki të qarkut Berat dhe çdo institucion, janë tashmë të publikuara numrat e emergjencës në çdo rast nevoje. Me qytetarët dhe për qytetarët”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.