TIRANË,21 shtator /ATSH – I. Vata/ – Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në Ditën Botërore të Pastrimit i është bashkuar vullnetarëve për pastrimin e mbetjeve në plazhin e Tales.
Ambasadori Luigi Soreca shprehet se “Sot ne jemi këtu në plazhin Tale së bashku me vullnetarë dhe OJQ-t mjedisore për të pastruar plazhin e Tales në Lezhë.
“Vitin e kaluar, më shumë se 200 vullnetarë iu bashkuan Bashkimit Eropian në Shqipëri në plazhin e Spille dhe mblodhën mbi 300 qese plastike me mbeturina. Këtë vit, ne jemi gati ta bëjmë përsëri, në Tale, Lezhë! Bashkohuni me ne për të pastruar ndotjen plastike në detë e Tales”, shprehet ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. /j.p/