Bashkëqeverisja/ 3 fshatra përfitojnë urë të re, lidh banorët e shmang aksidentet

TIRANË, 21 shtator/ATSH/- Një urë e re u ndërtua për banorët e tre fshatrave Vesqi, Parret, Shënkollë dhe Vrap me shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Greca”në fshatin Kocaj, Tiranë, pas ankesës së drejtuar në platformën e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” nga banori fshatit Kocaj Albert Karaj.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me rastin e Alberit që zgjidhi çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por edhe të tre fshatrave bashkë.

“Mirëmëngjes dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”, thekson Kryeministri Rama.

“Ura ekzistuese ishte e shkatërruar , në mënyrë të pakalueshme për makinat jo ejo por as për njerëzit. Kjo urë lidh tre fshatra me shkollën 9- vjeçare nuk është e rëndësishme është e domosdoshme për fëmijët që të shkojnë në shkollë. Herë pas herë kur ishte ditë me prurje dhe me shi fëmijët nuk shkonin në shkollë detyroheshin ta ndërprisnin. Ka pasur raste edhe për ditë të tëra”, tregon Alberti.

Normalisht vijon ai, rrezikohej jeta e fëmijëve nëse kalonin, por edhe e prindërve që do kalonin fëmijët.

“Bëmë shumë lutje, kërkesa në njësinë administrative, në bashki pas gjithë këtyre shkruajta tek platforma e bashkëqeverisjes”, shprehet Alberti.

“Problemi që kam është një urë që lidh fshtarat Vesqi, Parret, Shënkollë dhe Vrap me shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Greca” në fshatin Kocaj. Fëmijët rrezikojnë jetën sa herë që shkojnë në shkollë. të lutem rregullojeni urën përpara se të na mbyten fëmijët në lumë. Faleminderit Albert Karaj”, shkruhet në ankesën drejtuar platformës së bashkëqeverisjes.

Karaj tha se “pas ditësh erdhi përgjigja pozitive dhe punimet kanë filluar. Kjo urë shmang aksidentet dhe ato që larg qoftë nuk ndodhin kurrë, se ka pasur raste mbytjesh më para. Shpresojmë të mbarojë shpejt për të mirën e të gjithë komunitetit. Punimet janë në fazën e pilotave”. /k.s/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.