SHBA – Trump pret Zuckerberg në Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON, 20 shtator /ATSH-AA/- Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kreu i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Trump në rrjetet sociale shkroi se kanë pasur një takim të bukur. Facebook bëri të ditur se Zuckerberg ka qenë në Washington për të dëgjuar shqetësimet e politikanëve për shkak të ndryshimeve të ardhme në internet.

“Marku sot në Shtëpinë e Bardhë mbajti një takim të bukur dhe konstruktiv me presidentin Trump”, shkruhet në Facebook.

Presidenti Trump shpesh herë kritikon Facebookun dhe platformat tjera të mediave sociale për shkak të paragjykimeve të tij politike.  /os/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.