FOTO/ Diva e kinemasë italiane Sophia Loren feston 85-vjetorin e lindjes

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ – Sophia Loren, diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore feston sot 85-vjetorin e lindjes. 85 vite mbi supe, nga të cilat mbi 60 në botën e kinemasë dhe artit e shndërrojnë Loren në aktoren simbol.

Karrierën do ta niste që në moshën 14-vjeçare në vitin 1949 kur spikati në një konkurs bukurie. Katër vite më vonë do të mbërrinte edhe roli i parë i saj në kinema kur luan “joshësen” Kleopatra në filmin “Dy netë me Kleopatrën”. Ajo ishte vetëm 24 vjeçe kur kishte xhiruar mbi 40 filma.

Kulmin e karrierës do ta prekte në vitet ’60 ku shihej si “balanca” europiane përballë Marylin Monroe dhe Elizabeth Taylor. Aktorja italiane më pas iu bashkëngjit edhe Hollywood-it për t’u shfaqur në dhjetëra filma si protagoniste dhe joprotagoniste. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.