Zvicër-Shqipëri/ 50-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, kalendar i përbashkët kulturor

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Kultura është pasaporta më e mirë për t’u prezantuar vendeve të tjera vlerat historike dhe kulturore të vendit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi sot një takim me ambasadorin zviceran Adrian Maitre, ku në fokus ishte krijimi i një kalendari të përbashkët kulturor mes dy vendeve.

“Me ambasadorin zviceran Adrian Maitre, me të cilin diskutuam për krijimin e një kalendari të përbashkët kulturor për të kremtuar në 2020, 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Zvicrës dhe Shqipërisë”, tha Ministrja e Kulturës.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua dhe për projekte të përbashkëta në fushën e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore dhe artit.

“Diskutuam dhe mundësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve për projekte në fushën e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore dhe artit si dhe bashkëpunimin me profesorë zviceran të Arkeologjisë mbi realizimin e projekteve të ndryshme studimore për t’u realizuar në Shqipëri”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.