Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Kuvendi rrëzoi sot dy dekretet e Presidentit të Republikës.

Kështu Kuvendi rrëzoi me 85 vota Dekretin e Presidentit të Republikës “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi rrëzoi me 78 vota edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi sot projektligjin  “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë 2014-2020, alokimet e vitit 2017”.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor me qasje programatike me shumë faza”.

Kuvendi gjithashtu miratoi sot projektligjin “Për ndryshimet klimatike”.

Kuvendi miratoi edhe emërimin e deputetes Artmeis Dralo si anëtare zëvendësuese në Komisonin e Integrimit Europian.

Kuvendi miratoi edhe draft kalendarin trejavor të Kuvendit.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version