Gjonaj: Mbështetje të rinjve dhe grave të Pukës me shërbime sociale e profesionale

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj priti në një takim pune drejtoreshën e Bordit të Besimit të organizatës “Sot për të Ardhmen”, Nikki Doçi dhe Krista Kafer nga Denveri, të cilat shoqëroheshin nga Fabiola Laço Egro, drejtuese e Rrjetit të Qendrave Komunitare.

Kryefjalë e këtij takimi ishin mundësitë dhe perspektivat e të rinjve dhe grave të Pukës dhe mbështetja e tyre me shërbime sociale e profesionale. Ndër të tjera, kreu i bashkisë shtroi edhe mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët me ngritjen së shpejti të Qendrës për Turizëm e Zhvillim Rural, e cila do të kthehet në një qendër model shkëmbimi eksperience e rritje aftësish në fushën e agroturizmit dhe turizmit malor për gjithë Veriun, e pse jo edhe në Rajon, falë bashkëpunimit me partnerët në Kosovë, Mal të Zi e Serbi.

Gjonaj u shpreh se “Sot për të Ardhmen” është një nga partnerët e bashkisë Pukë, e cila kontribuon në zhvillimet e aktiviteteve ndërgjegjësuese, edukative dhe sociale. /m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.