Foto/ Zyrat me një ndalesë në Maliq, lehtësi shërbimesh për qytetarët

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Sportelet me një ndalesë në bashkinë e Maliqit vijojnë të lehtësojnë marrjen e shërbimeve për qytetarët.

Drejtuesit e bashkive Devoll, Kolonjë e Pustec u njohën sot me eksperiencën e shërbimeve në sportelet me një ndalesë të bashkisë Maliq.

Në total, bëhet fjalë për afro 140 shërbime publike të ISSH, FSDKSH, ZRPP dhe SHKP, si dhe do të sigurohet informacion mbi të gjitha shërbimet publike.

Kjo nënkupton kursim kohe dhe parash për banorët e Maliqit, duke iu shmangur atyre vajtjen në Korçë në marrjen e këtyre shërbimeve. /j.p/

/m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.