Të ardhurat nga dividenti u rritën 6 herë më shumë mbi planin

TIRANË, 18 shtator /ATSH/- Në 8 mujorin e këtij viti, biznesi dhe kompanitë e mëdha kanë shfrytëzuar “ofertën” e qeverisë dhe kanë paguar tatim mbi dividentin në masën e 196 milionë lekë, ose rreth 6 herë më shumë mbi planin e parashikuar për këtë periudhë.

Bizneset kanë afat më pak se dy javë për të paguar me 8% tatimin mbi fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë, pasi pas datës 30 Shtator do të kthehet tatimi normal prej 15%.

Lehtësitë për uljen e tatimit mbi dividentin u vendosën në paketën fiskale 2019, për shkak se një pjesë e madhe e kompanive i kishin ngrirë fitimet e tyre, duke mos dashur që të paguanin 15%. Ndërsa në 7 muajt e parë të vitit, shpërndanë 540 milionë euro divididentë me një rritje të konsiderueshme krahasimisht me një vit më parë. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.