SHBA – Trump: Jo bisedime nëse talebanët vazhdojnë sulmet

UASHINGTON, 18 shtator /ATSH-AA/- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të zhvillojë bisedime paqësore me talebanët për shkak të sulmeve në Afganistan.

Shtëpinë e Bardhë, ka dënuar sulmet e ndërmarra në rajonin Pervan dhe në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ku humbën jetën 48 persona.

“SHBA dënon me forcë sulmet frikacake të talebanëve kundër popullit afgan. Presidenti (Donald Trump) e ka bërë të qartë se ai nuk do të zhvillojë bisedime paqësore me ta për sa kohë që talebanët vazhdojnë këto lloj sulmesh”, thuhet në deklaratë.

Të paktën 26 persona u vranë dhe 42 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës dje në mëngjes, në një tubim zgjedhor ku merrte pjesë edhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, në rajonin Pervan të vendit.

Përgjegjësinë për të dyja sulmet vetëvrasëse e morën talebanët./  /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.