Durrës/ Java Europiane e Lëvizshmërisë, policia aktivitet me nxënësit

TIRANË, 18 shtator/ATSH/- Policia Rrugore Durrës ka zhvilluar të martën fushatë sensibilizimi me nxënës të shkollës 9 –vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor

“Edukimi dhe ndërgjegjësimi fillon në ambientet ku përcillet dije”, thekson Policia Rrugore Durrës. “Në kuadër të” Javës Evropiane të Lëvizshmërisë”, falë bashkëpunimit Polici – Bashki – Institucione Arsimore, nga ana e Shërbimeve të Qarkullimit Rrugor Durrës është zhvilluar një takim në shkollën 9 – Vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, ku u diskutua me nxënësit e kësaj shkolle mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit nga ana e të gjithë përdoruesve të rrugës”, njofton Policia Rrugore e Durrësit.

“Përparësi iu dha ndërgjegjësimit të çdo qytetari, që kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën duke respektuar semaforin dhe vizat e bardha, si faktor kyç në uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e Rrugorëve të Durrësit. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.