Agjencia Telegrafike Shqiptare

BM – Corbyn premton tjetër referendum

LONDËR, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Lideri i laburistëve Jeremy Corbyn theksoi premtimin për një referendum të dytë për Brexit, në rast të fitores në zgjedhjet e ardhshme britanike, por po angazhohet gjithashtu për t’i lënë njerëzit të lirë të zgjedhin, deklaroi ai në një intervistë për gazetën ”The Guardian” në prag të konferencës vjetore të partisë së tij, të planifikuar në Brighton.

Corbyn bën një apel në lidhje me rezultatin e referendumit të 2016, ku zgjedhja mund të jetë ndërmjet konfirmimit të largimit nga BE, por brenda kornizës së një marrëveshjeje të negociuar nga një qeveri e ardhshme e udhëhequr nga laburistët për një Brexit të butë  dhe përmbysja në favor të qëndrimit në BE./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version