Arsimi gjithëpërfshirës, prioritet i politikave arsimore

TIRANË, 18 shtator/ATSH/- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, zhvilloi sot një takim me ekipin e “Vish Këpucët e Mia”, që punojnë për arsimimin e komunitetit rom dhe atij egjiptian.

“Flutura, mësuese e re dhe vetë pjesë e komunitetit, ka botuar një libër të domosdoshëm për secilin mësues, që do të ndihmojë ata në punën e tyre me nxënësit e komuniteteve. Ndërsa Besjana dhe Erisa sollën studimin e tyre me rekomandimet për ndryshimet në sistemin tonë arsimor që fëmijët e komuniteteve të mos braktisin shkollën”, theksoi ministrja Shahini.

Ministrja Shahini shprehet se “jemi me fat që kemi bashkëpunëtorë kaq të mirë në betejën tonë për arsim gjithëpërfshirës”./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.