Remonti në nënstacion/ Kufizime energjie në Dibër

TIRANË, 17 shtator /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike më datën 18 dhe 20 shtator në disa zona në Dibër.

OSHEE sqaron se për shkak të remontit të planifikuar në NST Vojnik, në datat 18-20 shtator gjatë intervalit kohor 10:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Dibër:

Me 18 shtator energjia do të ndërpritet në intervalin kohor, 10:00-16:00. Dovolan, Erebar, Grevë, Gradec, Kovashic, Maqellarë, Melan, Porinar, Trepçe, Trevë, Blladë e Epërme dhe e Poshtme, Burrim, Çernene, Hodol, Kërçisht, Kllopçisht, Maqellarë, Pesjak, Vojnik

Ndërsa 20 shtator energjia do të ndërpritet në orën 09:00-15:00 Arras, Fushë-Çidhën, Lazrej, Mustafë, Fushë-Aliaj, Rrethas, Sina e Poshtme dhe e Sipërme, Bllicë, Kullas, Radomirë, Sllovë, Shumbat, Kalisi, Bushtrica, Caja, Zalldardhë, Reç, Lurë, Ndërshen, Tejmollë, Vërri, Lajthizë”, sqaron OSHEE. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.