PS përfundon takimet në Tiranë, nis faza e dytë e zgjedhjeve brenda partisë

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Partia Socialiste ka përfunduar ciklin dinamik të takimeve në çdo njësi administrative në kryeqytet, ndërkohë që ka hyrë në fazën e dytë të zgjedhjeve në çdo organizatë socialiste.

Gjatë takimeve të organizuara në kryeqytet u zhvillua një analizë e thellë me strukturat e PS-së në çdo njësi administrative, ku u evidentuan problematikat dhe sfidat e së ardhmes.

Në përfundim të këtij cikli takimesh, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se tashmë kemi hyrë në pjesën e dytë që ka të bëjë me zgjedhjet në çdo organizatë socialiste.

“Vijojmë me zgjedhjet në çdo organizatë socialiste, garanci për rritjen e vazhdueshme të familjes tonë politike. PS Tirana, angazhim, organizim, komunikim”, tha Spiropali./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.