Nis shpërndarja e librave në të gjitha shkollat shqipe në SHBA

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ – Me fillimin e vitit të ri shkollor ka nisur shpërndarja e librave shqip në të gjitha shkollat shqipe në SHBA.

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkura të Amerikës, Floreta Luli-Faber ka qenë e pranishme në shpërndarjen e këtyre librave.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë, si çdo vit tashmë, filloi fushatën e shpëndarjes së librave shqip në të gjitha shkollat shqipe në SHBA, si Masaçustes, Florida, Miçigan, Nju-Xhersi, Nju-Jork, Konektikat, Filadelfia, Teksas, Çikago etj.”, bën të ditur Ambasada shqiptare në SHBA

“Kjo fushatë e mbyll rrugëtimin e saj të dielën, më 22 shtator, në një ceremoni të veçantë në shkollën “Children of the Eagle” në Nju-Roshell me pjesëmarrjen e ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj”, thekson Ambasada.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.