Ligji për sinjalizimin, Komiteti Shqiptar i Helsinkit sesion informues me nëpunës të Ministrisë së Mbrojtjes

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Prej tre vitesh tashmë në Shqipëri është në fuqi një paketë legjislacioni për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Një aspekt mjaft i rëndësishëm për zbatimin e këtij ligji është edhe informimi i nëpunësve shtetëror për garancitë që ofron legjislacioni për raportimin e veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit në administratën publike.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka zhvilluar sot sesionin e parë informues me nëpunës të Ministrisë së Mbrojtjes që hap serinë e 11 sesioneve informuese me të gjitha ministritë e linjës.

Ky sesion informues organizohet në kuadër të projektit ‘Për një zbatim më të mirë të legjislacionit për sinjalizuesit në Shqipëri’, me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla, në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.