KROACI – Plenkoviç: Pres mbështetjen e HDZ-së për rizgjedhjen e Kitaroviçit

ZAGREB, 17 shtator /ATSH-HINA/ – Kryeministri dhe presidenti i Partisë Demokratike Kroate (HDZ), Andrej Plenkoviç tha se partia diskutoi për një përkrahje të plotë dhe të fortë për presidenten aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç, në fushatën e saj për rizgjedhje dhe angazhimin maksimal nga të gjithë anëtarët e partisë, duke shtuar se ata duhet të veprojnë me përgjegjshmëri në interes së fitores së HDZ-së në zgjedhjet e ardhshme.

Pas një takimi të kryesisë së HDZ dhe Këshillit Kombëtar, Plenkoviç u shpreh para shtypit se folën gjithashtu për drejtimin në të cilin ata po udhëheqin qeverinë dhe vendin.

”Në seancë kishte mbështetje të fortë dhe të qartë për këtë udhëheqje që ka siguruar stabilitet politik dhe pozicionimin më të fortë europian dhe ndërkombëtar të Kroacisë”, deklaroi ai.

Ai u shpreh se të gjithë në takim e kuptojnë që në çdo fushatë zgjedhore është e rëndësishme të ketë një politikë koherente të partisë, e cila duhet të jetë uniforme. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.