KINË – Pekini vë në funksion bazë testuese për anijet pa njerëz

PEKIN, 19 shtator /ATSH-AA/ – Kina përgatitet që të mundësojë një bazë operative testuese në një sipërfaqe prej 32 kilometrash katrorë për anijet pa njerëz deri në fund të vitit 2019.

“Baza testuese, gjendet në Zhuhai, provincën Guangdong”, ka njoftuar agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua.

”Ajo do të përfshijë laboratore, pishina testuese, dok për ndalimin e anijeve dhe zonat testuese detare për të krijuar platformë inovuese për dizajnimin, studimin dhe testimin e sistemeve detare pa njerëz dhe pajisjeve inteligjente”, thuhet në raportim.

“Baza do të ndihmojë në zhvillimin e zinxhirit industrial të anijeve pa njerëz dhe do të nxisë studime në prodhimin e pajisjeve të përparuara, si dhe për gjeneratën e re të teknologjisë së informacionit”, përfundon njoftimi i agjencisë./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.