IZRAEL – Sërish zgjedhje parlamentare, të dytat në pesë muaj

TEL AVIV, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Izraelitët votojnë sot në zgjedhjet e dyta parlamentare, të paprecedenta për shkak se një gjë e tillë ndodh vetëm pas pesë muajsh.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe partia e tij “Likud” do të përballen edhe një herë me kundërshtarin më të fortë, ish-shefin e ushtrisë, Benny Gantz nga partia ”Bardheblu”, pasi ky i fundit nuk arriti të formojë një qeveri pas zgjedhjeve të zhvilluara në prill.

Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 22:00.

Rreth 6,4 milionë persona kanë të drejtë të votojnë për 120 anëtarët e Knessetit. Në të gjithë vendin janë vendosur 10 700 vendvotime në 4 000 zona.

Kandidati që ka më shumë gjasa të përzgjidhet si kryeministër i ardhshëm, është ai do të mund të krijojë një koalicion me parti të mjaftueshme për të zënë të paktën 61 vende në Knesset. / /sara /a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.