KV – Pheniani kërkon garanci para bisedimeve mbi armët bërthamore

SEUL, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut kërkon bisedime mbi programin e saj bërthamor, por të kushtëzuara nga garancia amerikane, njoftoi sot Pheniani.

Ditë pasi Pheniani tha se ishte gati për bisedime të reja me SHBA-në, një deklaratë nga Ministria e Jashtme tregoi se bisedimet që do të vijonin do të ishin vendimtare për rrugën e ardhshme të dialogut mes Uashingtonit dhe Koresë së Veriut.

“Diskutimi i heqjes së armëve bërthamore mund bëhet i mundur kur kërcënimet dhe pengesat që rrezikojnë sigurinë e sistemit tonë dhe pengojnë zhvillimin tonë të jenë hequr pa pasur dyshime”, thuhet në deklaratën e Phenianit.

Sipas kësaj deklarate, për disa javë mund të ketë bisedime të reja me SHBA-në.

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui u shpreh me parë se bisedimet ka të ngjarë të ndodhin në fund të shtatorit./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.