Kryeministri Rama uron nisjen e vitit të ri shkollor

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot nisjen e vitit të ri shkollor, me fotografitë e 10 nxënësve që shkëlqejnë me shembullin e tyre.

“Dhe me këta 10 yje që shkëlqejnë me shembullin e tyre në çdo lëndë mësimi, ju uroj të 455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë”, u shpreh Kryeministri.

Këtë të hënë, hapin dyert të gjitha shkollat në vend, duke nisur nga ato të klasës së parë e deri në klasën e 12-të. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.