FOKUS – Bie numri i azilkërkuesve që marrin përfitime nga shteti gjerman

VISBADEN, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Numri i azilkërkuesve në Gjermani që mbështeten në ndihmën e shtetit, ra në fund të vitit të kaluar në përafërsisht 411 000, thënë ndryshe 12% më pak se në fund të vitit 2017, raportoi sot Zyra Federale e Statistikave.

Numri ra për të tretin vit radhazi, pasi në fund të vitit 2015 arriti kulmin me 975 000 azilkërkuesi.

Qindra mijëra refugjatë, shumë prej tyre të larguar nga konfliktet në Siri, Afganistan dhe Afrikën e Veriut, kaluan në Gjermani në vitin 2015.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve që vijnë kryesisht përmes Ballkanit arriti në një milion.

Shtetasit e huaj në Gjermani, të cilët kanë leje qëndrimi zyrtare të përkohshme kanë të drejtën e përfitimeve./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.