BRUKSEL – BE bën thirrje për vetëpërmbajtje, pas sulmit me dronë në Arabi

BRUKSEL, 16 shtator /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian kërkoi sot vetëpërmbajtje maksimale, pas akuzave të Uashingtonit kundër Teheranit, si pasojë e një sulmi me dronë mbi disa impiante nafte saudite, marrë përsipër nga rebelët jemenas.

“Sulmi i djeshëm me dronë ndaj dy impiantesh nafte në Arabinë Saudite përbën një kërcënim të vërtetë për sigurinë rajonale”, tha zëdhënësja e kreut të diplomacisë europiane, Federica Mogherini-t.

“Është e rëndësishme të përcaktojmë sa më qartë faktet dhe përgjegjësinë për këtë akt të dënueshëm. Në të njëjtën kohë, BE ripërsërit apelin e saj në favor të një vetëpërmbajtjeje maksimale dhe zvogëlim të përshkallimit të situatës”, vazhdoi ajo./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.