Foto/ Durrës, pastrohen mjediset përreth shkollave

TIRANË, 15 shtator/ATSH/- Fillimi i vitit të ri shkollor ka gjetur ekipin e bashkisë së Durrësit duke pastruar ambientet pranë shkollave.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako njoftoi se Bashkia po i kushton një vëmendje të veçantë zonave përreth çdo shkolle në Durrës.

“Ndërkohë që nxënësit po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor, ekipi po kujdeset për larjen dhe pastrimin e qytetit. Një vëmendje e veçantë për zonat përreth çdo shkolle në Durrës. Të mbajmë pastër Durrësin për fëmijët tanë”, theksoi Sako. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.