FOTO/ Nis rikonstruksioni i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Qafëzes, Isai: Mbajmë zotimin ndaj banorëve

TIRANË, 14 shtator/ATSH/- Bashkia Kolonjë prej ditësh ka nisur punën për ndërtimin dhe rikonstruksionin e banesave në Qafëzes të dëmtuara si pasojë e tërmetit të rënë.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai i cili deklaroi sot se në Qafëzes prej disa ditësh ka nisur ndërhyrja në shtëpitë e prekura nga tërmeti.

Isai shprehet se Bashkia do bëjë të mundur ndërtimin e 3 shtëpive të reja si dhe do të rikonstruktojë 20 të tjera.

Gjithashtu, kryebashkiaku Isai nënvizon se 246 shtëpi janë me dëme të lehta dhe familjet do të trajtohen me dëmshpërblim, ndërsa disa familje do të fitojnë statusin e banesave sociale, qira sociale dhe banesa sociale.

“Qeveria dhe bashkia janë në funksion të plotë të zotimit ndaj banorëve”, deklaron Isai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.