TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Bashkia e Durrësit vijon aksionin për largimin e kioskave që ndodhen pranë shkollave, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore tek fëmijët.
Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës po punon për largimin e kioskave informale të vendosura në hapësirat publike pranë shkollave në të gjithë territorin e bashkisë.
Shpeshherë këto kioska kanë qenë burim helmimi, për shkak se tregtojnë ushqime të pasigurta dhe në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare për fëmijët.
Bashkia e Durrësit ka vendosur që të heqë të gjitha kioskat pranë shkollave të qytetit, por ky aksion do të përfshijë edhe ato në fshatra. /k.s/ /a.g/