Rama pas takimit me Merkel: I inkurajuar nga vlerësimet pozitive ndaj Shqipërisë

TIRANË, 13 shtator/ATSH/- Pas takimit të zhvilluar sot me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama shprehet se ndihet i vlerësuar nga predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e Kancelares.

Kreu i qeverisë thekson pas përfundimit të takimit me kancelaren Merkel “shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”.

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa më herët zhvilloi një takim me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, ku pati një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.