Agjencia Telegrafike Shqiptare

Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim në seli ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga. Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të zonjës Juraga në Tiranë.

Në bisedë me ambasadoren kroate Bujas Juraga, Monika Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.

“Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku axhenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike”, u shpreh Kryemadhi.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version