Manastirliu-Andriukaitis, forcim masave për programin e vaksinimit

TIRANË,12 shtator /ATSH – I. Vata/ – “Përafrimin e legjislacionit me BE në fushën e shëndetësisë, ka qenë diskutimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastirliu në takim me Komisionerin Europian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Vytenis Andriukaitis.

“Takim i frytshëm me Komisionerin Europian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Vytenis Andriukaitis për përafrimin e legjislacionit me BE në fushën e shëndetësisë dhe mbështetjen me ekspertizë nga Bashkimi Evropian për zgjerimin e programeve të depistimit për parandalimin e sëmundjeve tumorale dhe forcimin e masave për programin e vaksinimit”, shprehet ministrja Manastirliu, e cila mori pjesë në Samitin Botëror të Vaksinimit që po zhvillon në Bruksel.

Komisioneri Andriukaitis premtoi mbështetje të mëtejshme për Shqipërinë në këtë sektor, nëpërmjet instrumenteve të mbështetjes së KE-së. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.