GJERMANI – Merkel premton rifuqizimin e industrisë së makinave

FRANKFURT, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel premtoi sot se do të ndihmonte industrinë e automjeteve gjermane për një revolucion, por theksoi se u përkiste prodhuesve vetë të rivendosin besimin e humbur nga “dieselgate”.

Kancelarja hapi sot zyrtarisht Sallonin e Automobilave në Frankfurt (IAA), rast për t’i drejtuar disa mesazhe kësaj industrie në Gjermani.

“Besoj se do të ishte gabim të mendonim që do të mund të propozojmë programe subvencionimi nga shteti që korrespondojnë me risitë e 10 viteve të ardhshme përsa i përket reduktimit të emetimeve të CO2”, theksoi Merkel.

“Nuk dihet ende se si do të bëhet revolucioni dhe kjo është arsyeja që ne duhet t’i organizojmë në mënyrën më të mirë të mundur”, shtoi ajo.

Në të njëjtën kohë, disa dhjetëra mijëra persona manifestuan në afërsi të sallonit për të kërkuar mbrojtjen e klimës. Një manifestim tjetër më i madh është parashikuar të shtunën.

“Industria e automjeteve ka një detyrë të madhe përpara, të reduktojë me 40% deri në 2030 emetimet e CO2”, theksoi Merkel.//ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.