Foto/ Viti i ri shkollor, institucionet arsimore në Gjegjan gati për nxënësit

TIRANË, 12 shtator /ATSH – Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj, i shoqëruar nga nënkryetari Kristjan Marku dhe administratorja Franga Jaku inspektoi sot disa nga institucionet arsimore të njësisë administrative Gjegjan.

Gjonaj u njoh me shërbimet e kryera në kuadër të vitit të ri mësimor. Kreu i bashkisë ka përgëzuar punën e njësisë administrative dhe drejtorisë së shërbimeve, teksa vërejti se çdo gjë ishte gati.

Kreu i bashkisë, Gjonaj ka kërkuar që në vijimësi të tregohet kujdes me kushtet e shkollave duke vlerësuar se një rol të rëndësishëm në procesin mësimor kanë dhe kushtet e duhura në shkolla.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.