Daklea, aftësi për të krijuar përmes artit

TIRANË,12 shtator /ATSH/ Në hollin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë u çel sot ekspozita e Dakleas, punime kryesisht portrete të ndryshme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ministres Besa Shahini.

“Aftësi ndryshe” në rastin e Dakleas do të thotë aftësi për të krijuar përmes artit. Para se të fillojë semestrin e parë në Universitetin e Arteve, në hollin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë çelëm ekspozitën me punimet e Dakleas”, tha Shahini.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.