BERLIN – Më shumë se gjysma e gjermanëve mendojnë se demokracia është në rrezik

BERLIN, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Më shumë se 50% e gjermanëve mendojnë se demokracia në vendin e tyre është e kërcënuar, sipas një sondazhi të YouGov.

Ishin përkrahësit e partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, ata që kishin më shumë frikë për demokracinë.

Partia, që gjatë viteve të fundit ka bërë përparime të mëdha në politikën gjermane dhe që aktualisht është partia opozitare më e madhe në parlamentin e Budenstag-ut, ka shprehur shpesh ankesa për një trajtim të padrejtë nga shtypi dhe politikanët e tjerë.

Ekstremistët e krahut të djathtë kryesojnë listën e kërcënimeve të perceptuara ndaj demokracisë me 47%, pasuar nga populistët e krahut të djathtë bashkë me emigrantët në vendin e dytë me 27% dhe ekstremistët e krahut të majtë me 22%./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.