Rritja e investimeve të huaja, Denaj: Prioritet, zhvendosja e ekonomisë drejt një modeli më inovativ

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte për gjashtë mujorin e parë të vitit arritën nivelin e 535 milion Euro, apo 10,1% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Duke ndarë shifrën e gjashtë muajve të parë të këtij viti, ministrja e Financave, Anila Denaj vuri në dukje se prioritet është zhvendosja e ekonomisë drejt një modeli më inovativ.

“Një prej prioriteteve tona është zhvendosja e ekonomisë nga një model tradicional drejt një modeli më inovativ, me sektorë dhe industri të reja një prej të cilave është edhe sektori i automotivave i cili ka tërhequr vëmendjen e investitorëve me emër siç është dhe kompania italiane Giobert”, theksoi Denaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.