Pogradec/ Vijon pastrimi i hapësirave publike në Velçan

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Në Velçan të Pogradecit po vijon puna për pastrimin e çdo rruge, lagje apo institucioni shtetëror.

Duke iu referuar aksionit të pastrimit që po zhvillohet në çdo njësi administrative, kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli u shpreh sot se “situata sapo është futur në rrugën e duhur”.

“Në asnjë moment ky shërbim që duhet ofruar me korrektësinë më të madhe nuk do të mungojë në këtë njësi administrative dhe fshatrat e saj”, siguroi ai.

Në të gjithë territorin, pushteti vendor ka nisur një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane dhe inerte nga akset kombëtare dhe hapësirat e tjera urbane.

Në bashkinë e Pogradecit i është kushtuar veçanërisht rëndësi pastrimit të vijës liqenore, si dhe heqjes së mbetjeve anas rrugës hyrëse në qytet, ndërkohë që aksioni po vijon edhe në zonat rurale.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.