FOTO/ Fitorja me Islandën, FSHF falenderon tifozët për mbështetjen

TIRANË, 11 Shtator /ATSH/ -Fitorja e Kombëtares shqiptare të futbollit 4-2 ndaj Islandës ka mbajtur gjallë shanset e Shqipërisë për një kualifikim në kampionatin europian Euro 2020.

Pas ndeshjes Federata Shqiptare e Futbollit ka falenderuar të gjithë tifozët që përkrahën mbrëmë në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” Kombëtaren shqiptare.

“Faleminderit nga zemra. Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët kuqezi, dëshirojnë të falenderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar, që nuk kanë hezituar kurrë të bëjnë me mijëra kilometra për fanellën e shenjtë kuqezi dhe kanë qënë pranë skuadrës në ditë të mira dhe në ditë të vështira”, ka theksuar FSHF.

Sipas FSHF, “ky binom, tifozë-lojtarë, na ka treguar edhe më parë se është binomi fitues. Së bashku kemi treguar se kur jemi të bashkuar mund të arrijmë rezultate që për shumë dukeshin utopike, duke bërë bërë të pamundurën të mundur. Ëndrra vazhdon, së bashku mund të shkojmë shumë larg!”.

/gj.m/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.