FOTO/ Boboshticë, përfundojnë punimet restauruese në kishën e Shën Jovanit

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Punonjësit e mirëmbajtjes së DRKK Korçë po vijojnë punën për restaurimet e objekteve me vlera kulturore dhe historike për t’i shndërruar ato në atraksione të denja për turistët vendas dhe të huaj.

Ekipi i mirëmbajtjes së DRKK Korçë së fundmi ka përfunduar punimet në kishën e Shën Jovanit, në fshatin Boboshticë.

Mbi dy javë është punuar intensivisht për restaurimin e çatisë, zëvendësimin e patavrave të dëmtuara, vendosjen e shtresës hidroizoluese në të gjithë sipërfaqen e çatisë dhe zëvendësimin e tjegullave të dëmtuara.

Kisha e Shën Jovanit është objekti i katërt monument kulture që po ndërhyhet në Qarkun e Korçës, nga ekipi i mirëmbajtjes së DRKKK. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.