Durrës/ Përfaqësuesit e misionit ICITAP njihen me sigurinë në portin më të madh në vend

TIRANË, 11 shtator/ATSH/- Kreu i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, paraditen e së mërkurës priti në takim përfaqësues të Kamandës Europiane të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM) dhe përfaqësues të ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal).

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja dhe kuptimi sa më i mirë i veprimtarive që lidhen me sigurinë dhe kufirin në territorin e portit.

Tare i njohu të pranishmit me situatën e sigurisë në portin më të madh të vendit, si dhe për masat e marra në bashkëpunim me të gjithë institucionet që operojnë në hapësirën portuale

Ky delagacion përfaqësohej në rang oficerësh ndërlidhës të EUCOM dhe të ICITAP.
Pas takimit në ambientet e APD-së të pranishmit u njohën edhe me veprimtarinë që kryhet në Sallën Operative të FSPD.

Në fund oficerët e ndërlidhjes së ICITAP zhvilluan një vizitë edhe në Terminalin e Trageteve./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.