“Teuta” prezanton goditjen e merkatos, 23-vjeçarin Khalid

TIRANË, 10 shtator/ATSH /- Skuadra Durrësake e “Teutës” ka prezantuar sulmuesin 23-vjeçarë, Basit Abdul Khalid. Ganezi, i cili në 3 sezonet e fundit ka qenë pjesë e “Prishtinës” u largua në ditët e fundit të merkatos nga klubi kryeqytetas për të firmosur me “Teutën”.

Bomberi, 191 centimetra i gjatë, është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e klubit durrsak në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ganezi në 3 sezone ka arritur të shënojë 30 gola me Prishtinën dhe konsiderohet një përforcim shumë i vlefshëm në sulm dhe do të jetë një alternativë shumë e mirë për trajnerin Bledi Shkëmbi.

Khalid ka dhënë kontribut të rëndësishëm te Prishtina për fitimin e kupës së parë në historinë e klubit bardheblu, duke shënuar dy gola në finalen e vitit 2016-2017, përballë skuadrës së “Drita”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.