SHBA – Uashingtoni akuzon Iranin për aktivitete të mundshme bërthamore të padeklaruara

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo akuzoi sot Iranin për aktivitete të mundshme bërthamore të padeklaruara.

“Mungesa e bashkëpunimit total nga ana e regjimit iranian me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ngre dyshime mbi aktivitete të mundshme bërthamore të padeklaruara”, theksoi ai në “Twitter”.

“Bota nuk do të bjer në kurth. Ne do t’i kundërvihemi të gjitha rrugëve që dërgojnë drejt një armatimi bërthamor për këtë regjim”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.