SHBA – Shtëpia e Bardhë ende asnjë vendim për ligjin e armëve të zjarrit

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Demokratët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve kanë ndërmend të vazhdojnë ta mbajnë nën presion presidentin Donald Trump dhe liderin e maxhorancës në Senat, Mitch McConnell, në mbështetje të përpjekjeve dypartiake për të arritur një përfundim për sa i përket kontrollit të të dhënave personale në blerjen e armëve të zjarrit.

Megjithatë, takimi i djeshëm mes zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe drejtuesve të Konferencës së Kryebashkiakëve la shumë pak vend për optimizëm.

Kreu i Konferencës së Kryebashkiakëve, Bryan Barnett, bëri të qartë se nuk pati angazhime specifike.

“Megjithëse dhamë një mesazh shumë me peshë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë diskutuan për një sërë zgjidhjesh, duke sugjeruar për të mos u përqendruar në dhënien e një përgjigjeje të veçantë për këtë, por që të shqyrtoheshin një sërë gjërash të tjera”, u shpreh ai./ /ervo/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.