Meta uron besimtarët bektashinj për Ditën e Ashures

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Presidenti Ilir Meta uroi sot gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures, festën që simbolizon sakrificat në emër të lirisë dhe besimit.

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku uroi Festën e Ashures.

“Nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, i lumtur të uroja sot të gjithë besimtarët me rastin e Ditës së Ashures, festën që simbolizon sakrificat në emër të lirisë dhe besimit”, tha Meta.

Po ashtu, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e sotme Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashianë me rastin e Ditës së Ashures. Kryemadhi u takua me Baba Mondin, teksa ka gjetur rastin të urojë të gjithë besimtarët bektashinj.

Në ceremoninë e zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare, besimtarët bektashinj përkujtuan 72 dëshmorët e rënë në tragjedinë e Qerbelasë.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.