FOTOGALERI/ Klosi: “Smile Albania” projekti që ju jep të rinjve trajnimin drejt shërbimeve dhe sipërmarrjes turistike

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ – Në sheshin ‘Skënderbej’ mbrëmjen e djeshme u zhvillua takimi përmbyllës i rrugëtimit dy mujor të të rinjëve të projektit ”Smile Albania2″.

Në këtë takim u ndan dhe 3 çmimet për best video, bestsmile dhe bestwelcome  ku i pranishëm ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Çmimin “Best Smile”, e fitoi Bleona Kurti nga Shkodra, foton e mirëseardhjes, e fitoi grupi i Beratit dhe “Best Video”, të rinjtë e Krujës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se, “për 60 ditë, në 36 qendra turistike, 9 pika hyrëse të Shqipërisë, 500 të rinj mikpritën me buzëqeshje mijëra turistë. Smile Albania, orientim dhe asistencë, guida lokale, në dhjetra aksione pastrimi dhe ndërgjegjësimi për një mjedis më të pastër”.

“Më shumë sesa kaq, studentët sezonalë të punësuar, pjesë e Paktit për Universitetet, kanë tashmë qasjen për të qenë pjesë e industrisë turistike që po rritet me shpejtësi vit pas viti. Në renditjen e Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria u rrit këtë vit me 12 vende në renditje. Është një tregues i një nevoje në rritje për të rinj profesionistë dhe “Smile Albania” është një projekt që ju jep të rinjve trajnimin drejt shërbimeve dhe sipërmarrjes turistike”, u shpreh Klosi. /a.a/ /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.