VIDEO/ Parandalohet tragjedia në Manati të Lezhës, FA largojnë 74 predha

TIRANË, 9 shtator/ATSH-A. Fortuzi/ Forcat e Armatosura kanë parandaluar tragjedinë në Manati të Lezhës duke larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bënë të ditur se arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm.

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore”, thekson Xhaçka.

“Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 tonë municione të rrezikshme”, përfundon ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.