Socialdemokratët e Bundestagut: Të hapen negociatat me Shqipërinë

TIRANË, 9 shtator /ATSH – I. Vata/ – Deputeti socialdemokrat gjerman i Bundestagut Gjerman, Nezahat Baradari deklaroi sot se duhet të hapen negociatat e BE me Shqipërinë.

Deputeti socialdemokrat gjerman i Bundestagut, Nezahat Baradari në një deklaratë të tij  për Deutsche Wellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar.”

Sipas deputetit socialdemokrat Nezahat Baradari, Bundestagu duhet tani të hapë përfundimisht rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

“Me kushtet paraprake të formulurara për Shqipërinë dhe fokusimin në kapitujt e shtetit ligjor në negociatat e pranimit, do duhet të jenë mënjanuar të gjitha pengesat që i zinin rrugën miratimit.”, shprehet ai

Partia Socialdemokrate Gjermane e mbështeti edhe në qershor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Kurse unioni CDU/CSU pritet që këtë javën të merret intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave./DW/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.